Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarrit në ishullin e Sazanit duke thënë se ka nisur prej orëve të para të mëngjesit operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit.
Sipas ministrisë së mbrojtjes përveç avionit Canadair të sjellë nga Greqia, në terren janë 122 trupa të forcave të Armatosura.
“Ka nisur prej orëve të para të mëngjesit operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit në ishullin e Sazanit. Avioni Canadair Cl 415, mbështetje nga Greqia dhe Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së i është bashkuar aksionit që po vijon prej më shumë se 48 orësh nga terreni. 122 trupa të Forcave të Armatosura, mjete detare, zjarrfikës, etj janë duke punuar për të ndërprerë përhapjen e flakëve.”– njofton ministria e mbrojtjes.
Po ashtu, nga ana tjetër 54 forca janë përqendruar në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh në Mirditë.
“Nga ana tjetër 54 forca janë përqendruar në fshatin Elgjin, njësia administrative Orosh në Mirditë, ku prej ditës së djeshme vijon të jetë aktive një vatër zjarri. Së bashku me forcat zjarrfikëse dhe mjetet e vëna në dispozicion po vijojnë operacionin për të mos lejuar që flakët t’u afrohen banesave aty pranë.”- njofton ministria.