Vendosni fjalën kyçe....

A është Rusia kumbare e “Open Balkan”? Përgjigjet Rama


Në Konferencën për Media pas Samitit të sotëm në Ohër, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse Rusia është “kumbare” e projektit për Balkanin e Hapur ose “Open Balkan”. Kjo për shkak të deklaratave të ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov.

“Tani bëhet fjalë për një peshkaqen të një niveli shumë të lartë në oqeanin e diplomacisë botërore që është i mirënjohur për sarkazmat e tij e shumë peshq kanë rënë në atë rrjedhën e trukeve të tij, sepse nëse ai do ishte mbështetës i Ballkanit të Hapur do ishte këtu.

Si mund të jetë ai mbështetës? SHBA e BE janë këtu sot ai nuk është.

Tani këtë lloj fabule ose narrative ushqimi e hanë vetëm peshqit e Ballkanit të mbyllur. Peshqve të Ballkanit të mbyllur nuk kemi çfarë ti bëjmë, i kemi në ujërat tona dhe ne lloje peshqish jemi por të rrimë tek kjo fauna e detit.

Ballkani i Hapur është për njerëzit, për gjithë njerëzit e kaq. Të peshkosh në këtë ujin e historive për të dëmtuar procese që janë në thyerje me të shkuarën e ngjitje me të ardhmen është kollaj por s’ka për të funksionuar.

Ne nuk kemi pritur që Rusa të sulmojë Ukrainën, për të marrë vesh që Serbia ka marrëdhënie të veçantë me Rusinë. As nuk na ka penguar dhe as  nuk na pengon kjo histori.– tha Rama.