Mësohet emri se kush do të zëvendësojë Luigi Sorecën si ambasador i BE-së në vendin tonë.
Këtë të mërkurë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell ka njoftuar emërimin e 31 kryetarëve të delegacioneve të Bashkimit Europian.
HR/VP @JosepBorrellF announces senior appointments: 31 new EU Heads of Delegations and 4 Deputy Heads of Delegations https://t.co/Qj4b4hgQoX
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) June 8, 2022
Kështu, për Shqipërinë, është nominuar Christiane Hohmann, e cila është për momentin është ambasadore e Gjermanisë në Estoni. Më parë ajo ka shërbyer edhe si ambasadore gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë.
Emrat e nominuar pritet të zyrtarizohen pas marrjes së marrëveshjeve përkatëse në vendet e tyre pritëse.
Kliko këtu për listën e plotë të ambasadorëve të nominuar.