Vendosni fjalën kyçe....

Breshëri plumbash dhe kokainë me logon “NBA”, dy vëllezërit shqiptarë çohen në Prokurori (VIDEO)


Mediet greke kanë publikuar fotot dhe video të dy vëllezërve shqiptarë, të cilët dyshohen se janë pjesë e një karteli, që shpërndan kokainë me stemën e “NBA”.

Siç shkruajnë mediet greke, dy vëllezërit shqiptarë kanë dalë sot përpara prokurorisë pranë Gjykatës së Selanikut, pasi u arrestuan nga policia pas një incidenti me të shtëna me armë zjarri në zonën e Finikasit.

Gjatë operacionit policor në banesën e tyre u gjetën sasi të mëdha droge, hashash dhe kokainë, si dhe disa mijëra euro.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar me origjinë shqiptare dhe vëllain e tij 29-vjeçar.

Konkretisht, efektivët e Policisë së Departamentit të Parandalimit dhe Shuarjes së Krimit, sekuetruan:

  • Sasia kanabisi me 23 kilogramë e 83 gram
  • Sasi kokaine me peshë totale 1 kg e 224 gram
  • Shuma e parave 16 195 euro
  • 2 peshore precize dhe
  • Pajisjet elektronike.

Sipas aktakuzës, vëllai i parë pasditen e së martës ka nisur të qëllojë vazhdimisht brenda dhe jashtë pallatit ku po qëndronte. Por policia ka arrestuar edhe vëllanë tjetër pas zbulimeve në banesë.

Vëllai 29-vjeçar i të “armatosurit” ka jetuar së fundmi në të njëjtën banesë dhe më parë ka përfunduar disa herë në polici për rastet e trafikut të drogës.