Vendosni fjalën kyçe....

Forcat ukrainase marrin kontrollin e qytetit lindor pas sulmit nga Rusia


Qyteti i Lysychansk është plotësisht nën kontrollin e trupave ukrainase pasi u sulmua nga forcat ruse për më shumë se një javë, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, Serhiy Haidai.

Ai tha se Rusia vazhdon të bombardojë qytetin, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha në banesa, raporton BBC.

Në një shënim në Telegram, Haidai shkruan se nuk ka asnjë kërcënim të rrethimit të trupave ukrainase në rajonin e Luhansk, por forcat ruse kontrollojnë përkohësisht 90% të rajonit, shton ai.

Rusia ka qenë e vendosur të marrë kontrollin e Severodonetsk dhe qytetin fqinj Lysychansk, si pjesë e një plani për të kontrolluar rajonin më të gjerë të Donbasit dhe përfundimisht të gjithë Ukrainën lindore.