Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja si në filma e bankës në Koplik, lihen në burg 3 të dyshuarit


Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar sot masën e sigurisë për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në Koplik. Gjykata ka vendosur të lërë në “arrest me burg” shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaka.

Dy të fundit mësohet se të kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre, ndërsa Bekim Gurra nuk ka folur fare gjatë seancës, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Ndue Pjetra.

Ngjarja ka ndodhur me 9 Maj, ku tre persona të veshur me të zeza e me maskë Halloëeen-i në fytyrë, të armatosur me kallashnikovë grabitën filialin e një banke në Koplik.

Në pamjet e marra nga kamerat e sigurisë, të rinjtë shihen duke u futur në bankë me maska e kallashnikovë, duke kërcënuar punonjësit dhe klientët që ndodheshin aty, dhe duke kryer grabitjen në më pak se një minutë.

Identifikimi i personave të dyshuar erdhi pas një pune hetimore 4 javore e cila u përqëndrua kryesisht tek kamerat e sigurisë.