Vendosni fjalën kyçe....

Greqia e shqetësuar nga plakja dhe ulja e popullsisë


Athina zyrtare ka vënë në agjendë të politikave kundër pasojave të plakjes dhe uljes së popullsisë.

Kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi gjatë një konference të zhvilluar në Athinë sot, se Greqia përballet me “kërcënimin imediat dhe domethënës” të plakjes së popullsisë.

Nuk po përballemi me një kërcënim ndaj identitetit tonë kombëtar, por me një sfidë direkte ndaj aftësisë së vendit tonë për të prodhuar mirëqenie në nivel kolektiv dhe individual, që mbështesin matricën sociale që mban njerëzit bashkë”, tha ai.

Sipas të dhënave popullsia e Greqisë pritet të pakësohet numerikisht gjatë 20 vjetëve të ardhshëm ndërkohë që kriza ekonomike e këtyre 10 viteve ka provokuar emigrimin e rreth 450 mijë njerëzve në moshë pune.