Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi: Ballkani i Hapur mund të përshpejtojë integrimin në BE


Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi ka thënë sot se nisma Ballkani i Hapur është një mundësi e mirë për rajonin dhe se mund të shërbejë si përshpejtuese e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ai e bëri deklaratën në takimin që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Zyrtari i lartë i BE-së theksoi gjithashtu se vendet duhet të punojnë për mundësi më të mira ekonomike, gjë që sipas tij do përshpejtojë integrimin.

“E marr këtë ftesë si një ftesë që BE të jetë pjesë e këtij procesi, sepse mendoj se kjo iniciativë nuk është vetëm e mirë dhe se të gjithë e mbështesin, por është mundësi me të cilën përballet rajoni dekada të tëra, normalisht mund të jetë mundësi për përshpejtimin e rrugës drejt BE. Nëse e kryejmë do të duhet të përshpejtojmë integrimin real. Kur flasim për aderimin në BE, më shumë flasim për procese, por të jem i sinqertë, dhe pse s’duhet ta them këtë, kjo nuk është interesante për njerëzit tanë, sepse vlerësoj se pyetja kyçe e tyre është: kur do të jetojmë siç jetojmë në Evropë? Kur do t’i kemi mundësitë e njëjta ekonomike? Ky është integrimi i vërtetë. Ky është integrimi i vërtetë që fillon me ekonominë dhe shoqërinë, prandaj isha i kënaqur për idenë që vjen nga rajoni dhe është arritje e rëndësishme sepse rajoni e bëri këtë ide, nuk e bëmë ne, as SHBA, por vetë rajoni. Ata e shpikën këtë ide dhe filluan ta shfrytëzojnë sepse kur për herë të parë në tavolinë kishim një plan të madh të investimeve në këtë rajon për zgjidhjen e sfidave më të mëdha në rajon. Të punojmë bashkë e të ndihmojmë njëri-tjetrin. Përsa kohë që Ballkani i Hapur bazohet në përshpejtim të normave të BE-së në katër liritë themelore, ne do jemi këtu me planin e investimeve ekonomike që këto rezultate të kapin nivele më të larta. Mendoj se kjo është shumë iniciativë pozitive, është e ardhmja që mund të krijohet që sot.” – tha Varhelyi.