Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Xhaçka për krizën globale ushqimore: Bota të bëhet bashkë e t’i bëjë presion Moskës


Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, thotë se bota duhet të ushtrojë presion ndaj Moskës për të mos përdorur çështjen e ushqimit në shërbim të luftës dhe politikave të saj.

Këtë deklaratë ajo e bëri pas një takimi virtual të mbajtur me Unionin e Mesdheut mbi krizën ushqimore.

“Në dialogun ministror në unionin e Mesdheut mbi krizën ushqimore. Falenderoj ministrin e Jashtëm italian Luigi di Maio adresimin e kësaj çështjeje thelbësore. Bota duhet të mblidhet së bashku për të trajtuar këtë krizë të përshkallëzuar që kërcënon të gjithë duke ushtruar presion Rusisë për të ndërprerë përpjekjet e tyre për të përdorur ushqimin në këtë formë.”– shkruan ministrja Xhaçka në “Twitter” pas përfundimit të këtij takimi të zhvilluar online.