Vendosni fjalën kyçe....

Polonia e pafuqishme ndaj Belgjikës, humbje e thellë në sfidën e Ligës së Kombeve


Belgjika ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Polonisë me rezultat 6:1, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përkundër fitores bindëse, belgët e patën të vështirë në pjesën e parë, teksa e panë vetën në disavantazh pas 28 minutave lojë.

Ishte Robert Lewandowski që kaloi mysafirët në avantazh, duke ia vështirësuar punët vendasve

Tre minuta para fundit të pjesës së parë, Axel Witsel barazoi shifrat, duke dërguar skuadrat në pushim me barazim.

Por, pjesa e dytë ishte e gjitha e Belgjikës.

Kevin De Bruyne përmbysi rezultatin duke kaluar në epërsi Belgjikën në minutën e 59-të të ndeshjes.

Në minutën e 73-të i sapo inkuadruari në lojë, Trossard shënoi për 3:1, kurse pikërisht Trossard shënoi shtatë minuta më vonë për 4:1.

Dendoncker në minutën e 83-të shënoi për 5:1, kurse krejt në minutat e fundit golin e gjeti edhe Openda.

Me këtë fitore, Belgjika shkon në kuotën e tri pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Polonia në vendin e tretë.