Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç në margjinat e takimit të Ballkanit të Hapur kanë prezantuar edhe projektin e urës që do lidhë Velipojën me Ulqinin.
Ura pritet të shkurtojë distancën midis dy zonave me 73 herë ndërsa pritet që punimet të fillojnë vitin e ardhshëm.
“Me projektin e urës se re do të kemi një distancë të shkurtuar 73 herë midis 2 zonave. Ura do jetë 380 m me 3 harqe, është e kategorisë C1 do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat dhe do të ketë 2 korsi dhe pjesë të vendpushimeve, ura ka një lartësi që lejon kalimin nën të në rastin kur Lumi Bunë do të jetë I hapur për mjetet lundruese, jemi në fazën e përgatitjes, Brenda 2 muajve do të jetë gati projekti dhe më pas procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë 6 muaj, deri në qershor 2023, dhe mund të përfundojë Brenda 18 muaj, do kushtojë 9 mln euro”, tha prezantuesi i projektit.