Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot deklaratat e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov mbi “Ballkanin e Hapur”.
“Mirëdita të gjithëve, duke qenë se sot ka pasur një pjesëmarrje shumë të konsiderueshme në raport me samitetet e tjera dhe duke qenë se po ashtu sot nuk jemi më 3 në konferencën e shtypit, por jemi pesë, patjetër nuk mund të linim ju përfaqësues të medias shqiptare, por dhe të tjerë që janë të pranishëm që janë të interesuar për të bërë një pyetje më shumë, prandaj jam këtu, urdhëroni dhe pyesni çfarë të dëshironi, në një kohë të shkurtër duke qenë se fillon konferenca e përbashkët.
Të peshkohesh kaq kollaj nga sarkazma e një personazhi të mirënjohur botërisht për gjuhën e tij sarkastike dhe pastaj dhe nga manipulimi i kësaj sarkazme nga ata që i fryjnë zjarrit të dasisë, urrejtjes për interesa të politikës së ditës në katuntet ballkanike është për të ardhur keq. Nëse zotëria do të ishte mbështetësi i Ballkanit të Hapur, Ballkani i Hapur do të ishte i hapur për të. Ai nuk ka hyrë sepse Ballkani për të është i mbyllur dhe për këtë arsye ai nuk ka mundur të hyjë në Ballkan.”– tha Rama.