Vendosni fjalën kyçe....

Samiti për “Balkanin e Hapur”/ Floriana Garo: E pajustifikuar prania e djalit të George Sorosit, Rama po i shërben projektit antishqiptar


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo ka dalë në një deklaratë për mediet ku ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama të bëra sot gjatë konferencës të zhvilluar në Ohër si pjesë e nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Sipas Garos, Rama po dëshmon një mungesë respekti jashtë çdo imagjinate ndaj të shkuarës tragjike të Ballkanit, duke iu referuar këtu gjenocidit serb ndaj boshnjakëve, kroatëve, malazezëve e shqiptarëve të Kosovës.

“Duke mos njohur dhe banalizuar me tallje e nënqeshje, gjenocidin dhe masakrat ndaj qindra e mijëra boshnjakëve, kroatëve, malazezëve e vëllezërve tanë në Kosovë, viktima të spastrimit etnik serb, Edi Rama dëshmon një mungesë respekti jashtë çdo imagjinate ndaj të shkuarës tragjike të Ballkanit.

Mohimi i genocidit dënohet me ligj ndërkombëtar.

Edi Rama, me këto deklarata imorale i bashkohet dyshes Vuçiç-Dodik dhe bëhet pjesë me dashje, të asaj çka është një tentative rishkruarje të historisë me qëllimin e vetëm për të lehtësuar pozicionin e Serbisë në kontekstin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.”- tha Garo.

Zëdhënësja e PD-së po ashtu e konsideron të pajustifikuar pjesëmarrjen në këtë Samit të djalit të miliarderit George Soros, Alexandër Soros. Ajo shprehet se askush nuk e di se me cilin status është ai prezent.

“Deklarata e Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov sipas së cilës, ‘Ballkani i Hapur’ është një projekt që gëzon mbështetjen e plotë të Rusisë, duhet të jetë një këmbanë alarmi për çdo shqiptar dhe Ballkanas mbi rreziqet dhe agjendën e vërtetë të kësaj nisme. I njëjti rrezik vjen dhe nga pjesëmarrja e pajustifikuar dhe rolin e errët në këtë Samit të djalit të George Soros. Askush nuk e di se me cilin status është prezent në të njëjtën tavolinë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë.”- shtoi Garo.

DEKLARATA E PLOTË

Partia Demokratike dënon me termat më të ashpër deklaratat e Kryeministrit Edi Rama të realizuara gjatë konferencës të zhvilluar sot në Ohër si pjesë e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’. 

Duke mos njohur dhe banalizuar me tallje e nënqeshje, gjenocidin dhe masakrat ndaj qindra e mijëra boshnjakëve, kroatëve, malazezëve e vëllezërve tanë në Kosovë, viktima të spastrimit etnik serb, Edi Rama dëshmon një mungesë respekti jashtë çdo imagjinate ndaj të shkuarës tragjike të Ballkanit.

Mohimi i genocidit dënohet me ligj ndërkombëtar.

Edi Rama, me këto deklarata imorale i bashkohet dyshes Vuçiç-Dodik dhe bëhet pjesë me dashje, të asaj çka është një tentative rishkruarje të historisë me qëllimin e vetëm për të lehtësuar pozicionin e Serbisë në kontekstin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Refuzimi i dyfishtë i Edi Ramës për të votuar në Parlamentin Shqiptar dy rezoluta që dënojnë gjenocidin në Bosnje dhe atë në Kosovë, është prova e dy-fishtë se Edi Rama po i shërben në mënyrë të verbër një projekti serbo-rus, anti-shqiptar.

Deklarata e Ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov sipas së cilës, ‘Ballkani i Hapur’ është një projekt që gëzon mbështetjen e plotë të Rusisë, duhet të jetë një këmbanë alarmi për çdo shqiptar dhe Ballkanas mbi rreziqet dhe agjendën e vërtetë të kësaj nisme. I njëjti rrezik vjen dhe nga pjesëmarrja e pajustifikuar dhe rolin e errët në këtë Samit të djalit të George Soros. Askush nuk e di se me cilin status eshte prezent në të njëjtën tavolinë me kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë refuzon në mënyrë kategorike çdo projekt që kërkon të zëvendësojë Nismën e Berlinit dhe integrimin Europian me projekte që rivendosin hegjemoninë ruso-serbe në Ballkan.

Partia Demokratike e Shqipërisë rikujton gjithashtu se pavarësia e Kosovës dhe fuqizimi i saj si shteti i pavarur vjen mbi çdo agjendë bashkëpunimi rajonal. Çdo vendim-marrje e Edi Ramës që cenon Kosovën në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe NATO-s, është një vendimmarrje anti-shqiptare.

Në këtë drejtim, vijimi normal i procesit të Berlinit dhe të integrimit Europian për çdo vend të Ballkanit konsiderohet si e vetmja rrugë drejt një të ardhme të paqtë në Ballkan.