Vendosni fjalën kyçe....

Treni del nga shinat në Iran, të paktën 17 viktima dhe 86 të plagosur


Të paktën 17 persona janë vrarë pasi një tren doli nga shinat, ndërsa 86 persona janë plagosur. Treni që kishte 350 pasagjerë goditi një ekskavator në një zonë të shkretëtirës në Iranin qendror. Sipas autoriteteve shkak i aksidentit është bërë një gabim njerëzor.

“17 njerëz u vranë në përplasje”, tha Ahmad Dehgan, kreu i shërbimit të ndihmës së parë të provincës Yazd.

Shefi i operacioneve të shpëtimit Mehdi Valipur tha se pesë nga 11 vagonët e trenit kishin dalë nga shinat. Aksidenti ndodhi në një zonë të shkretë pranë qytetit të Tabas, 900 km në jugperëndim të Teheranit.