Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Nuk turpërohem për marrëdhëniet e mira me Rusinë, por “Open Balkan” është vetëm ideja ime, e Ramës dhe Zaevit


Pas pyetjes nëse Rusia është kumbare e projektit për Ballkanin e Hapur, është përgjigjur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Gjatë fjalës së tij, Vuçiç tha se nuk turpërohet për marrëdhëniet e mira që ka me Rusinë por thekspi se ideja e këtij projekti i takon vetëm atij, kryeministrit Edi Rama dhe Zoran Zaevit.

“Nuk kuptova çdo gjë që pyetët por kuptova që jeni ithtar i madh i idesë së Balkanit të Hapur. Shaak bëj. Aq kuptova. Faleminderit për pyetjen e parashkruar.

Unë isha prezent kur ne të tre, Edi, Zorani dhe Unë. Ne të tre kemi qenë prezent kur e miratuam vendimin për formimin e Balkanit të Hapur.

Nuk ka qenë asnjë ministër i jashtëm i askujt tjetër. Unë nuk kam turp për politikën që bën Serbia. Jam krenar. Përkundrazi, dhe nuk turpërohem për marrëdhëniet e mira që kemi me Federatën Ruse por askush tjetër përveç nesh nuk e kishte idenë e Balkanit të Hapur. Kjo është ideja jonë.

Kjo është ide e njerëzve që dëshirojnë të bashkëpunojnë dhe jo të kërkojnë mangësi te njëri-tjetri, apo vese. Është në bashkëpunim dhe unitet dhe jo të kërkojmë qimen në vese, ne juve apo ju neve. Kjo është ide e njerëzve që fshatarët, fermerët në Shqipëri të jenë më të kënaqëur sepse kanë ku të eksportojnë edhe tranguj, edhe domate, edhe lakra. Do ketë më shumë qytetarë serbë që do vijnë në bregdetin shqiptar. Do llogarisim çdo gjë që mund të importojmë nga ju dhe të eksportojmë në Shqipëri dhe njëri-tjetri të jetojmë më mirë dhe më mirë të kuptohemi. Të mendojmë si të bëjmë diçka të përbashkët.

Pra ideja e Balkanit të Hapur është ide e Zoran Zaevit, Edi Ramës dhe e imja. Kjo është ideja jonë. Askush tjetër nuk ka marrë pjesë në këtë ide. Ne e dimë ku, çka dhe si, dhe me cilin kemi biseduar, kush na ka ndihmuar, por ideja është e jona. Ajo ka filluar këtu, këtu ka lindur dhe Ballkani i Hapur u takon qytetarëve të Ballkanit.”– tha Vuçiç.