Vendosni fjalën kyçe....

“Bastardë”- Fjala e Spahos revolton Ballën: Tani ti del përjashta, s’mund të pranohet dikush të vijë këtu pas 7 gotave raki


Ndërpritet seanca plenare në Kuvend. Kjo pas fjalimit të deputetit të PD-së Edmond Spaho, i cili ndërsa akuzonte qeverinë për rritjen e çmimeve dhe bëri thirrje për protesta, përdori fjalën “bastardë”. Gjë që nuk është pritur mirë nga maxhoranca.

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.”- deklaroi Spaho.

Pas kësaj ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili tha se Spaho duhet të kërkojë falje ose të largohet. Sipas tij nuk mund të vazhdohet me një person që vjen këtu pas konsumimit të 7 gotave me raki.

“Këtu ti sot del përjasht. Atë fjalën e fundit bastardë, zotëria nuk mundet të rrijë më në këtë sallë. Zonjë ndërpritet seanca, të thirret komisioni përkatës. Këtu nuk mund të vazhdojmë më që të vijë një njeri pas konsumimit të 7 gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin. Të lutem, zoti Noka kam respekt por zotëria në fund tha një fjalë të rëndë. Ose merr fjalën e kërkon ndjesë, ose zotëria sipas përcaktimeve të Kodit të Etikës dhe rregullores do të veprohet.
Ato ose t’i mbajë për familjen e vet, sepse askush prej nesh nuk mund të tolerojë të shkojë në darkë tek fëmijët e tij dhe ta pyesin se çfarë tha. Mendoj se e tha pa dashje. Nëse e tha me dashje pastaj është puna e tij.”- tha Balla.

Pas kësaj drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj vendosi të ndërpresë seancën deri sa të merrte një vendim për deputetin demokrat.