Vendosni fjalën kyçe....

Berisha i drejtohet Nikollës: E ke kthyer Parlamentin në dyqan rrobash, më mirë zhveshur se të blej aty


Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar qeverinë duke thënë se e kanë mbushur Parlamentin me kriminelë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha iu drejtua kryetares së Parlamentit Lindita Nikollës duke thënë se e ka kthyer Parlamentin në një dyqanin e saj personal të rrobave.

“Ky parlament në 31 vite është parlamenti më i neveritshëm në përbërjen e tij. Është i mbushur me Dumanë, megababagjyshër.

Ky parlament si kurrë ndonjëherë në historinë 31-vjeçare ka drejtimin më banal, funksionon si dyqani personal i Lindës, që po të ishte për veshje personale, do preferoja i zhveshur të rrija dhe të mos blija kurrë.

Nuk ka Kushtetutë që nuk shkel zonja për të mbrojtur Edi Ramën. Do mbetet famëzi sepse me votën e pseudomazhorancës, dorëzimin për herë të parë të të gjitha pushteteve. Ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor. Mbi të gjitha pyes veten se si mund të rri në një sallë me një njeri që e shndërroi Tiranën në Beogradin e vogël.

Ka rrethuar Kosovën me projektin ruso-serb. Një njeri që refuzon të njohë genocidin në Srebrenicë, nuk stepet përpara masakrës. Çdo ditë unë e pyes veten se si mund të rrij në një sallë me një njeri që ka interesat serbe dhe antishqiptare. Kushdo që dëgjon këto vlerësime mund të pyesni, çfarë do ti Sali në Parlament. Unë do vij këtu se këta qeveritarë vetëm ju mashtrojnë. Këta ministra, me kreun e tyre në çdo firmë që hedhin, vetëm ju vjedhin.”– tha Berisha.