Kuvendi ka votëbesuar Gentiana Sulën për një mandat të dytë në krye të Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.
Në votim kanë marrë pjesë 119 deputetë, nga të cilët 105 kanë votuar pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, duke marrë kështu vota pro edhe nga deputetët e opozitës, që së bashku kanë konfirmuar Gentiana Sulën në krye të Autoritetit të Dosjeve.
Sula përfaqëson Shqipërinë në Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit në statusin e vëzhgueses, për një mandat 5-vjeçar.
Dy kandidatët e tjerë kanë siguruar më pak vota. Altin Hoxha mori 80 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për kandidatin Marçel Hila kanë votuar pro 18 deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim.