Një trup i pajetë i një personi është gjetur këtë të enjtë në det të hapur në Vlorë.
Mësohet se trupi 74 vjeçarit me inicialet M.M, u gjet në mes të dy kalatave të portit të Vlorës.
“Më datë 09.06.2022, rreth orës 14:00, në afërsi të molit, shërbimet e Kapitenerisë së Policisë Kufitare kanë evidentuar trupin e pajetë të shtetasit M. M., 74 vjeç, banues në lagjen ‘29 Nëntori’, Vlorë, i cili dyshohet se është mbytur në det.”– bën me dije Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.