Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe nuk pranon t’i pezullojë atij dënimin me burg.
Tahiri i cili u dënua nga GJKKO për shpërdorim detyre me 3 vjet e 4 muaj burgim, kishte kërkuar pezullim të dënimit me arsyetimin se është i rrezikuar nga subjektet e krimit.
Tre gjyqtarët që refuzuan lirimin dhe pezullimin e dënimit të ish-ministrit Tahiri nga burgu, janë Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni.
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri aktualisht po vuan dënimin me 3 vjet e 4 muaj heqje lirie në burgun e Fierit.
Në të njëjtën kohë, ai ka bërë një tjetër kërkesë e cila po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë për pafajësi.