Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit në detyrë Ilir Meta dy kandidatura për në Gjykatën e Lartë.
KLGJ dërgoi në presidentë emrat e Margarita Buhalit dhe Enton Dhimitrit.
Gjykata e Lartë aktualisht ka 13 gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.
Gjykata e Lartë gëzon kuorumin e nevojshëm (2/3 e anëtarëve) për t’u mbledhur dhe për të gjykuar në Kolegjet e Bashkuara.
Vetëm një javë më parë Meta dekretoi Sokol Ngresin, si anëtarin më të ri të Gjykatës së Lartë.