Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj është ankuar sot tek kryeministri Edi Rama për ministret e qeverisë dhe sjelljen e tyre në Kuvend.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj i kërkon me ironi Ramës të vërë rregull pasi sipas tij, ministret sapo largohet kryeministri ‘gajasen’ me batutat e kolegut të tyre Ulsi Manja.
KOMENTI I PLOTË I GJEKMARKAJT
Ankesë Babos për ministreshat muhabetqare!
Babo ti je goxha njeri! Ty zallamahia të bezdis. Rremuja e rremeti, gazepi e qameti po kaq. Babo ti je armik i madh i akraballekut. Ti do paqe, lezet, marifet e vemendje. Kur ti Babo vjen në sallë nuk pipetin as miza, të gjithë sus. Edhe ne të Opozites gezohemi, themi erdhi Babo e do na gajasë, do i bjerë monotonisë me çifte. Qeveria rri urtë si dele perendie, salla poshtë po kaq me kersheri. Po kur ti Babo iken kepusin zinxhiret e fillon rrokullima. Hukama e piskama presin vertikalisht e horizontalisht Kuvendin. Salla boshatiset e kafja mbushet. Po nuk është ky thelbi i ankeses time të perunjur.
Po të drejtohem si edukator i eperm që je Babo. Ja sot mora fjalen dhe u llafosa per viziten në Vatikan, u tregova ca historira e gjëra si logjike e moteve që perjashtojnë rastesitë. Po ç’të te tregoj mor Babo! Delines nuk i pushonte goja, dërr dërr e dërr dërr! Duket sa të jetë Zamo ajo mund të llafoset sa të dojë e të qeshë po kaq me llaftar.
Parabolat e Ulsiut i dukeshin ku e ku më interesante se historitë me Papë e Buzukër, Bogdane e Kuvend Arberit! Nuk u bëra xheloz per erudicionin e Ulsiut, thjeshtë e admirojmë. Të qeshura Babo, zgerdhirje Babo e gajasje pa fund, zukama Babo. Të flasesh me një koshere bletesh nga pas nuk është e lehtë.
Rixha Babo qortoji nga pak qerrateshat se vetem të mos flasin po ju kerkojmë, as punë as rroga, as rënd, as gjë prej gjëje. Kam besim Babo që i vrenjtur do i nakatosesh e këtë maraz do ma heqesh. Jo të gjitha! Keto afer Ulsiut ai i uruari i shtie ne ngasje dhe i derdh në gaz. Njëra fliste per Byrek, tjetra per japrak!Njëra per rroba , tjetra per diete. Me nxinë jeten Babo! Shpetona nga muhabetqaret.