Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin “Open” se kishte informacion për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Tani mund t’ju them dhe diçka tjetër, unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Rama ishte më kryesori, por ky ishte më i rrezikshmi nga ana e besueshmërisë”, u shpreh Meta.
Meta theksoi se ish-kryetari i PD ka qenë pjesë në shpalljen non-grata të Berishës.
Informacionin se Basha ka marrë pjesë në shpalljen non grata të Berishës, Presidenti në detyrë tha se ia kishte thënë edhe drejtuesit të S
“Unë jam i bindur që ky bashkëpunim është shumë i thellë, kjo nuk është se nuk i kam shprehur por nuk ka qenë detyra ime. Nuk kam patur komunikim direkt me Berishën. Një kolegut tuaj i kam thënë që Basha ka qenë bashkëpunëtor. Ja kam thënë Çim Pekës.
Kam qenë i qartë për këtë çështje para se të ndodhte. Tani më pyetët për këtë çështje dhe i’u përgjigja. Basha të gjithë veprimet që ka bërë i ka bërë në kundërshtim me interesi ne vendit, opozitës dhe presidentin, pasi presidenti nuk ka patur asnjë interes që të dilte nga zgjedhjet, ta linte kuvendin.
Unë kam patur informacion dhe kam patur bindje, nuk kam patur asnjë dyshim për të gjitha zhvillimet që do të vinin pas shpalljes së Berishës non grata”, deklaroi Meta.