Projekti pilot më i madh ndonjëherë i javës së punës katër-ditore do nisë në Mbretërinë e Bashkuar, me mbi 70 kompani dhe 3,300 punëtorë të gatshëm për të marrë pjesë.
Prova nuk do çojë në humbje page për punonjësit, bazuar në parimin e modelit 100:80:100.
Punonjësit do marrin 100 për qind të pagës për 80 për qind të kohës në këmbim të një angazhimi për të ruajtur produktivitetin 100 për qind.
Një listë mbresëlënëse kompanish po marrin pjesë në projekt nga një gamë e gjerë sektorësh, duke përfshirë bankat, kujdesin, shitjen me pakicë në internet, IT, strehimin, studiot e animacionit, sektorin e mikpritjes dhe shumë të tjera.
Projekti pilot do zgjasë për gjashtë muaj dhe po organizohet nga ‘4 Day Week Global’ në partneritet me grupin kryesor të mendimit ‘Autonomy’, Fushata 4 Ditore e Javës në Mbretërinë e Bashkuar dhe studiues në Universitetin e Kembrixhit, Universitetin e Oksfordit dhe Kolegjin e Bostonit.
Joe O Connor, CEO i ‘4 Day Week Global’, tha: “Ndërsa dalim nga pandemia, gjithnjë e më shumë kompani po pranojnë se kufiri i ri për konkurrencën është cilësia e jetës dhe se puna me orë të pakësuara dhe të përqendruar te produkti është mjeti për t’u dhënë atyre një përparësi konkurruese.
“Ndikimi i ‘dorëheqjes së madhe’ po provon tani se punëtorët nga një gamë e larmishme industrish mund të prodhojnë rezultate më të mira duke punuar më shkurt dhe në mënyrë më të zgjuar.”
Ed Siegel, CEO i Charity Bank, e cila po merr pjesë në projektin pilot, tha se pandemia ka pasur një efekt të thellë në sektorin e punës.
“Në një javë pesë-ditore nuk arrita t’i shoh sa duhet fëmijët e mi. Të kaloj më shumë kohë me fëmijët e mi është gjëja më e mirë për një javë katërditore. Eshte e mrekullueshme. Koncepti i shekullit të 20-të për një javë pune pesë-ditore nuk është më përshtatshmëria më e mirë për biznesin e shekullit të 21-të. Ne besojmë fuqimisht se një javë katër-ditore pa ndryshim në pagë ose përfitime do krijojë një fuqi punëtore më të lumtur dhe do të ketë një ndikim po aq pozitiv në produktivitetin e biznesit, përvojën e klientit dhe misionin tonë shoqëror.”