Ka shkuar në tre numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur në fshatin Buzëmadh të Fierit në aksin rrugor Levan-Tepelenë.
Rreth orës 11:00 të mbrëmjes ka humbur jetën në spital dhe bashkëshortja e efektivit të FNSH-së që u raportua më herët si viktima e parë
Ndërkohë bashkëshorti i saj Sokrat Lela dhe nëna e saj Belyre Salaj humbën jetën në vend nga përplasja fatale që patën me automjetin ku udhëtonte Gerti Skënderaj së bashku me bashkëshorten dhe vajzën 6 vjeçe dhe që ndodhen në spitak në gjendje të rëndë.
Të plagosur kanë mbetur Gerti Skënderaj ,Gladiola Meraj, vajza 6 vjeçe.
Automjetet tip “Zafira” dhe “Ford” u përfshinë në aksident të cilat nga përplasja e fortë u shkatërruan pothuaj plotësisht.
“Sot rreth orës 20:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzëmadh, janë përplasur automjetet tip “Zafira” dhe “Ford”. Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë dy shtetas dhe janë plagosur katër të tjerë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e personave që janë plagosur dhe kanë ndërruar jetë”-thuhej në njoftimin e policisë.