Një përplasje në Kuvend ka ndodhur sot mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Sali Berisha.
Kjo nisi pasi ky i fundit kërkoi të merrte fjalën në Kuvend. Mirëpo drejtuesja e seancës zonja Lindita Nikolla nuk ia dha fjalën duke cituar rregulloren.
Berisha e cilësoi këtë si një akt të turpshëm të heqjes së fjalës. Këtu ndërhyri kryeministri Edi Rama duke thënë se ai është non-grata.
DEBATI
Sali Berisha: Kjo që bën ti ka lidhje me një veprim tëndin për të mbrojtur Edi Ramën. Turp, akt i turpshëm!
Edi Rama: Nuk është turp për non-gratat! Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grada, je i padëshiruar po ulu aty
Flamur Noka: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Kyësh është ky që na cakton kush të flasë? Pse ti e përcakton opozitën? Opozitën e bravave quan opozitë ti?
Lindita Nikolla: Jeni me kohë të përcaktuar zoti Berisha.
Sali Berisha: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës. Akt i turpshëm.
Lindita Nikolla: Zoti Mediu flisni.
Fatmir Mediu: Nuk mund të flas në këtë debat.