Forcat RENEA kanë zbarkuar në Elbasan ditën e sotme në mënyrë të beftë.
Mësohet se ky aksion ka për qëllim arrestimin e personave të shpallur në kërkim pas operacionit të koduar “Plumbi i artë”.
Gjate operacionit janë kryet kontrolle nëpër shtëpi dhe biznese me qëllim kapjen e të shpallurve në kërkim në operacionin “Plumbi i Artë”.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar disa persona, ndërkohë që sërish nuk janë kapur persona me precedentë te shumtë penalë. Ky ishte operacioni i pestë radhazi, pas atij të bujshmit ku ranë ne pranga persona të njohur të botës së krimit.