Sot në orën 12:00 të mesditës është paralajmëruar një protestë nga qytetarët lidhur me rritjen e çmimit të naftës.
Ditën e djeshme Bordi i Transparencës vendosi rritjen e çmimit të naftës në 258 lekë për litër.
Thirrja për protestë është bërë në rrjetet sociale ndërsa qytetarët janë ftuar të fikin mjetet në rrugë në çdo qytet ku ndodhen.