Vendosni fjalën kyçe....

“Vjedhja me lezet” – Shalsi i kthehet Berishës: Nuk do donim të plakeshim si ti, model që na turpëron


Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi mori fjalën fill pas ish-kryeministrit Sali Berisha sot në Parlament, pasi ky i fundit kujtoi një deklaratë famëkeqe të tij të bërë në një studio televizive në vitin 2013.

Shalsi asokohe shprehej se qeveria e PS-së nuk do vidhte në mënyrë aq flagrante sa qeveria e mëparshme, por me lezet.

“Shalsi? Vjedhja me lezet.”- tha Berisha pasi Lindita Nikolla i dha fjalën deputetit socialist.

Shalsi tha se Berisha është një model që i turpëron të gjithë. Sipas tij, jo vetëm nuk është rritur por nuk është ngritur as në nivelin e një lideri mediokër.

“Do doja ta shmangia të flisja pas Sali Berishës, por është është e pashmangshme. Nuk është thjesht plakur, por mesa duket nuk është rritur dhe nuk është ngritur në nivelin e një lideri mediokër.

Në atë moshë, zakonisht paqja reflektimi, përgjegjshmria ngrihet në një nivel tjetër. Por kur e kam parë se si është sjellë me disa prej jush, është dramatike dhe një leksion i madh për ne se si nuk do të donim të plakeshim. Në një model që na turpëron të gjithëve në fakt. E nisi si pishtar i demokracisë ndërkohë që përfundoi non-grata. Nëse ka një moment që ju takon ju, ka të bëjë me faktin se modeli se si asnjë prej jush nuk duhet të jetë.”- tha Shalsi.