Duke nisur nga nesër do të hiqen kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë për qytetarët shqiptarë.
Njoftimin e ka bërë Ambasada Gjermane në Tiranë e cila sqaron se nga e shtuna nuk do të jetë më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.
“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, ora 00:00, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita).
Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.”- thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Kështu që të gjithë shqiptarët e interesuar të udhëtojnë në shtetin gjerman, tani do e kenë më të lehtë.