Kreu i PD-së Sali Berisha është pyetur sot nga gazetarët lidhur me deklaratën e bërë nga raportuesi për Shqipërinë në CDU, Peter Beyer.
“Këtë betejë Sali Berisha nuk e ka nisur me asnjë përkrahje të askujt përveç shqiptarëve. Ju garantoj se çdo ditë ndihem më i motivuar se kurrë nga mbështetja e shqiptarëve. Ju besoj jeni dëshmitarë të kësaj.”- u përgjigj ish-kryeministri.
Kujtojmë se gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë, deputeti i CDU-së Peter Beyer theksoi se Gjermania do të qëndrojë krah SHBA-ve në vendimin për të mos bashkëpunuar me persona të shpallur non-grata.