Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar vizitën e ish-presidentit amerikan George W. Bush në Shqipëri 15 vjet më parë.
Në këtë 15-vjetorin të vizitës së Bush kreu i PD-së, ndan një video-raportim të një medieje amerikane ndërsa kujton dy arritjet e shqiptarëve me ndihmën e Bush: Pavarësia e Kosovës si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.
“Sot 15 vjetori i vizitës historike të Presidentit George W. Bush në Shqipëri!
Miq, kjo vizitë shënon momentin më kulmor në historinë 100 vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Në këtë vizitë miku i madh i kombit shqiptar George W. Bush deklaroi: ‘The time is now’ tani është koha për Pavarësinë e Kosovës dhe Shqipëria në NATO.
Të dy këto arritje me mbështetjen e tij dhe kombit të tij të madhe u bënë realitet.
Ndaj le ti shprehim sot të dashur miq mirënjohjen tonë më të thellë dhe ti urojmë jetë të gjatë mikut të madh të shqiptarëve Presidenti George W. Bush.”- shkruan Berisha.