Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Ballën: Të tregojë si e “shpërbleu” Dumanin për revolen në servis, ia vendosën se s’pranoi të bënte fushatë, do ia them të gjitha në sy


Gjatë konferencës së sotme për mediet, kreu i PD-së Sali Berisha ka sulmuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ai theksoi se “të vërtetat” që di do ia thotë Ballës në sy në Parlament.

“Provat dhe faktet… Sali Berisha nuk flet pa prova dhe fakte dhe besoj se koha ka faktuar në mënyrën më të përsëritur, Ju garantoj se do ia them në sy në Parlament.

Nuredin Dumani ka disa javë që ka filluar të flasë apo jo. A po më pyet për gjëra konkrete? Po përgjigjem me gjëra konkrete. Unë po them që do ia them në Parlament.

Së treti nuk ka nevojë t’ja jap unë Prokurorisë se Prokuroria i ka të gjitha në dosje. Ti do thuash pse nuk po vepron dhe pse po i fsheh Prokuroria? Kjo është gjë tjetër.

Unë do t’ja them në Parlament sy më sy. Atij dhe cilitdo. Ka opozitë të vërtetë… Çdo gjë dhe shumë të tjera… Ai duhet të tregojë si e shpërbleu Dumanin për ta shpëlarë nga akti i vendosjes së revoles…Ata tregojnë që po e ka vendosur, dyshojnë sepse ky i ka kërkuar të marrin pjesë në fushatën e tij elektorale dhe ai i ka thënë jo.

Revolen ia kanë vendosur në një vend që e shihnin të gjithë…Për revolen e fshehur, pesë vetë janë në burg për këtë.  Edhe kuptohet që revolën e kanë vendosur. Po si do e shihnin në një vend të dukshëm një revole krimi? E kanë zor për të gjetur një revole? Se s’mund ta hidhte ai në Shkumbin. Drejtësia vonon, por nuk harron.

Kështu që Tao s’e ka punën mirë. Ka probleme me drejtësinë. Do ketë, jua them unë juve. Ka dhe probleme të tjera ai.
Do i bëj publike, por kur do i gjykoj unë. Ai gradualisht do të shkojë atje ku e meriton. Ka problem, është njeri me shumë probleme.”– tha Berisha.