Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Soros ndërhyri në politikën e brendshme shqiptare për të më larguar mua


Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e sotme për mediet, ka akuzuar multimiliarderin George Soros se ka ndërhyrë në politikën e brendshme të Shqipërisë, me qëllimin për ta “eleminuar” atë politikisht.

“Me zgjedhjen e një presidenti socialist, PD konsideron se u zhduk përfundimisht elementi i balancës, kushti i vetëm për të mos pasur një shtet monist.

PD rikujton se kjo kapje nuk erdhi brenda një dite apo një viti. Monizmi, marrja e të gjitha pushteteve, erdhi si shkak i modelit të partisë së tij e trashëguar nga partia komuniste. Edi Rama, bleu dhe rrëmbeu votat, largoi nga vendi gjysmë milioni shqiptarë. Bleu dhe mori peng drejtuesit e opozitës me tendera. Kjo zhbërje e balancës, ngritjes së një sistemi monist në Shqipëri, Rama pati mbështetje të fuqishme të George Soros.

Falë tyre, vuri nën kontrollin e tij, jo vetëm organizatat e Shoqërisë Civile, por edhe drejtësinë. George Soros, përligji grabitjen e votave në zgjedhjet e fundit, ndërhyri në politikën e brendshme me qëllim për të larguar ish-kryeministrin Sali Berisha, për të ndihmuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij të korruptuar.

PD i bën thirrje qytetarëve shqiptarë, të ngrihen për idealet e tyre më demokratike.” – tha Berisha.