Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja e pyet “A ju iku dje Talo Çela?”, si përgjigjet kreu i Policisë së Elbasanit


Pak më herët krerët e Prokurorisë dhe Policisë së Elbasanit dolën në një deklaratë për mediat, ku zbardhën detaje nga operacioni i djeshëm i SPAK-ut në këtë zonë dhe njoftuan sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 5 milionë euro të Gentian Sharrës dhe babait të tij. 

Gjatë konferencës, një gazetare e pyeti kreun e Policisë së Elbasanit Ardian Çipën, nëse ishte Talo Çela një nga personat që kërkonin të arrestonin dje dhe ai i shpëtoi drejtësisë.

“A ishte dje një nga personat që ju po kërkonit Talo Çela dhe dështoi operacioni për arrestimin e shumë të kërkuarit të drejtësisë shqiptare?”- ishte pyetja që iu drejtua Çipës.

Shefi i Policisë nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por tha: “Hetimet për çdo person të kërkuar dhe personin që përmendët janë intensive janë në rrugën e duhur dhe besoj që do të ketë do të ketë rezultate pozitive në të ardhmen në këtë drejtim.”

Krerët e Policisë së Elbasanit njoftuan finalizimin e operacionit policor të koduar “Illegal assets”.

Ata bënë me dije se kanë sekuestruar 1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe disa toka në pronësi të Gentian Sharrës dhe babait të tij Mustafa Sharra.