Vendosni fjalën kyçe....

Kanoset avokati në Kamëz, shpallet në kërkim 41-vjeçari


Një avokat në Kamëz është kanosur nga një person. Policia thotë se është vënë në kërkim të të dyshuarit, të identifikuar si shtetasi me inicialet R.H, 41-vjeç.

Sulmi ndaj avokatit 56 vjeçar P.N dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. H., 41 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës, shtetasin P. N., 56 vjeç, me profesion avokat.”– bën me dije Policia.