Një krizë ekonomike e afërt, me të cilën Moldavia po përballet për shkak të rritjes së çmimeve të gazit, është vetëm një hap në rrugën drejt Kisinaut që po humbet sovranitetin, pohoi ish-presidenti i vendit, Igor Dodon. Qeveria pro-BE-së e pasueses së tij Maia Sandu planifikon t’ia dorëzojë Moldavinë Rumanisë, paralajmëroi ai.
Qeveria nuk është në gjendje të gjejë një rrugëdalje nga kriza e tanishme, tha Dodon, i cili ishte president i Moldavisë midis 2016 dhe 2020, në një postim në Telegram.
Në vend të kësaj, autoritetet supozohet se e çojnë kombin drejt ‘likuidimit ekonomik, moral dhe politik, pohoi politikani, duke shtuar se rritja e çmimeve të gazit do çonte në mënyrë të pashmangshme në rritje masive të çmimeve, si dhe një krizë energjie dhe ushqimore.
Sipas Dodonit, kjo është e gjitha e nevojshme për një ‘bashkim ushtarak dhe politik’ me Rumaninë. Bashkimi i Moldavisë dhe Rumanisë, të cilat gëzojnë lidhje të ngushta kulturore dhe ndajnë një gjuhë, ka qenë një koncept i përsëritur në politikën moldave që nga fundi i viteve 1980.
Megjithatë, një sondazh i kryer në mars 2022 tregoi se vetëm 11% e moldavëve e mbështesin këtë ide, ndërsa një e treta e popullsisë e kundërshton hapur atë dhe 42% besojnë se nuk është çasti i duhur për këtë lëvizje.
Dodon, megjithatë, beson se qeveria e tanishme mund të bëjë lëvizjen pa mbajtur një referendum për këtë çështje dhe më pas ‘ta bëjë atë të ligjshëm përmes shumicës parlamentare’ dhe Gjykatës Kushtetuese. Ai ka akuzuar gjithashtu qeverinë se planifikon të sjellë trupa të huaja të NATO-s në tokën moldave dhe t’i japë fund politikës së asnjanësisë së vendit prej dhjetëvjeçarësh.
Deklarata e Dodon vjen në mes të një krize akute energjetike në Moldavi. Vendi që e merr gazin e tij nga Rusia, ka grumbulluar një borxh tejet të madh për dërgesat e mëparshme të gazit. Sipas gjigantit shtetëror rus të energjisë Gazprom, Moldovagaz i detyrohet rreth 709 milionë dollarë.