Vendosni fjalën kyçe....

PD: Konstituohet “Gjykata e Partisë” që do drejtohet nga Adriana Kalaja


Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike ka njoftuar se sot “u krye konstituimi i Komisionit të Apelimit ose Gjykatës së PDSH-së”.

Kështu siç rezultoi nga votimet e 3 qershorit, Komisioni i Apelimit, ose thënë ndryshe Gjykata e Partisë, do të drejtohet nga zonja Adriana Kalaja.

Anëtarët e rinj të këtij Komisioni kanë pozuar edhe për një foto me kreun e PD-së, Sali Berishën.

“Më të vendosur se kurrë se vendimet tona do merr në respektim të Statutit të PDSH-së, për t’a bërë këtë të fundit,

Më të bashkuar

Më të fortë,

Më të hapur.

Duke ndryshuar sot PDSH-në, nesër ndryshojmë Shqipërinë.”– thuhet më tej në njoftim.

Kështu, me kuorumin e nevojshëm të 4 anëtarëve prej 5 anëtarëve gjithsej, Gjykata e PDSH-së ka në përbërje:

  1. Adriana Kalaja – Kryetare,
  2. Elton Bano – Anëtar,
  3. Anxhela Malka – Anëtare,
  4. Ledio Nuraj – Anëtar,
  5. Gledis Çela – Anëtar.