Një banesë është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orën 07:30 në Radhimë.
Për fat të mirë nga incidenti nuk ka të lënduar, por në banesën e shtetasit me inicialet K.C. janë shënuar shumë dëme materiale.
“Më datë 10.06.2022, rreth orës 07:30, në Radhimë, ka rënë zjarrë në banesën e shtetasit K. C., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të ngjarjes.