Vendosni fjalën kyçe....

Prenë hekurat e qelisë dhe zbritën me çarçafë, arratisen 3 shqiptarë nga burgu i Trevisos në Itali


Tre të burgosur me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali rreth orës 5:00 të mëngjesit të djeshëm.

Sipas medieve të shtetit fqinj, të burgosurit kishin prerë hekurat e qelisë dhe janë ulur me çarçafë. Dy prej tyre janë ndaluar menjëherë nga policia e burgjeve.

Lajmin e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretar i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa.

I vetmi që arriti të arratisej, ishte një 27 vjeç, i cili kishte qenë i ndaluar me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera që lidhen me trafikun e drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.