Vendosni fjalën kyçe....

Teknologjia s’njeh kufij, njihuni me radarin që mund të shohë përmes mureve


Camero-Tech, një firmë me bazë në Izrael, ka krijuar një pajisje portative imazherike të brezit të ardhshë, tejet të fuqishme që mund të ‘shohë’ përmes mureve.

I quajtur Xaver 1000, sipas një njoftimi për shtyp nga Camero-Tech, kompania tani ka shtuar zyrtarisht këtë brez të ardhshëm të linjës së prodhimeve të kompanisë.

Camero-Tech është një anëtar i Grupit Samy Katsav (i njohur ndryshe si SK Group) dhe një lider botëror dhe pionier në zhvillimin, prodhimin dhe marketingun e radarëve UËB të bazuara në impulsr, si Xaver 1000.

Mëma e kompanisë, SK Group, është e specializuar në mbrojtjen globale, forcat e zbatimit të ligjit, infrastrukturën detare dhe zgjidhjet e zhvillimit të pronave. Ata gjithashtu zhvilluan sisteme të armëve të vogla, zgjidhje elektro-optike dhe lazer, sisteme imazherie, pajisje detare dhe më shumë.

SK Group ka një histori të fortë të teknologjisë, përvojës dhe përsosmërisë, duke u mbështetur në inovacionin e Izraelit dhe zgjidhjet e provuara në terren.

Xaver 1000 i ri, sipas Camero-Tech, do sigurojë forcat e armatosura, agjencitë e zbatimit të ligjit e njësitë e inteligjencës me aftësi të pakrahasueshme operative.