Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç pas takimit me Scholz: Akush në Europë askush s’ka folur ndonjëherë për njohje të ndërsjellë Serbi-Kosovë


Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar sot se është i befasuar nga kërkesa e kancelarit gjerman Scholz për njohjen e ndërsjellë mes Serbisë e Kosovës.

Kreu i shtetit serb tha është habitur nga deklarata e Scholz sipas së cilës në BE s’mund të hyjnë vendet që nuk e njohin njëri-tjetrin.

Sipas tij, më herët askush në Europë nuk ka folur për njohje të ndërsjellë mes Serbisë e Kosovës po vetëm për normalizim të marrëdhënieve.

“Kemi folur për tema në të cilat s’pajtohemi, dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. I kam theksuar se jo gjithçka është përmbushur nga marrëveshja e Brukselit, por edhe mora mesazhin nga Scholz që tha se duhet të merren hapa më të vegjël të rëndësishëm që të gjendet një zgjidhje e madhe në të ardhmen. Askush më herët s’ka folur për njohje të ndërsjellë, përveç amerikanëve. Askush në Evropë s’e ka kërkuar këtë, pos asaj që kemi dëgjuar sot në konferencën në Prishtinë. Kjo njohja reciproke është befasi edhe për ne.” – ka thënë Vuçiç.