Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Itali me 20 kilogramë kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku


Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është arretsuar në Itali. Ai akuzohet për trafik droge pasi është kapur me 20 kilogramë kokainë në zonën e Sa Benedettos.

Kajmaku është arrestuar më 27 maj 2022 ku pas operacionit të policisë së vendit fqinj është kapur sasia e lartpërmendur e kokainës që nëse do hidhej në treg do kapte vlerën 1 milion euro, shkruan Shqiptarja.

Kajmaku u denoncua nga PD pasi u shpall fitues në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019 në Vorë. Selia blu e akuzoi Kajmakun se kishte fshehur dënimin në Greqi në formularin e dekriminalizimit.

Fillimisht ai i hodhi poshtë akuzat po pas informacionit të dhënë nga autoritetet greke, rezultoi se Kajmaku kishte qenë dënuar në vendin fqinj për falsifikim kartëmonedhash.