Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Spanjë futbollisti i Bundesligës, akuzohet për përdhunimin e një adoleshenteje


Një lojtar i Bundesligës ishte një nga dy shtetasit gjermanë të arrestuar nga policia në ishullin spanjoll të Ibiza-s, i dyshuar për përdhunimin e një adoleshenteje vendase.

Futbollisti i paidentifikuar është ndaluar pasi një vajzë 18-vjeçare u tha detektivëve se ishte sulmuar seksualisht në një vilë në San Jose, vetëm pak minuta me makinë larg nga aeroporti i ishullit.

Vila mendohet të jetë afër Cova Santa, një shpellë e lashtë natyrore popullore që ka një restorant të madh, sallë pritjeje dhe klub nate ku organizohen rregullisht shfaqje dhe koncerte gjatë verës dhe sezonit të lartë.

“Dy shtetas gjermanë janë arrestuar pasi një grua i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht në Ibiza. Një hetim është në vazhdim.” – pohoi një zëdhënës i Gardës Civile.

Sipas raportimeve, burrat u mbajtën të mërkurën bashkë me viktimën e dyshuar të shtruar në spital pas incidentit që dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Aktualisht, është e paqartë nëse të akuzuarit janë paraqitur në seancën fillestare gjyqësore para një gjyqtari.

“Njëri nga dy burrat është një futbollist që luan në Bundesligë.” – tha një burim. Megjithatë, deri më tani, gazetat gjermane nuk kanë marrë ende lajmet për arrestimin që janë raportuar nga homologët e tyre rajonalë në Ibiza.