Vendosni fjalën kyçe....

Berisha mbledh krerët e degëve në selinë blu: Të ngrihemi në revoltë kundër qeverisë


Kryetari i PD-së i dalë nga zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit,  Sali Berisha ka mbledhur drejtuesit e degëve të kësaj partie në selinë blu.

Berisha ka dhënë mesazhe të qarta për protesta masive në vend duke thënë se është një aksion që kërkohet nga demokratë dhe të pakënaqur.

Përveç kësaj kryetari i Partisë Demokratike i ka bërë thirrje të vetëve që të angazhohen maksimalisht për të bërë për vete elektoratin gri dhe të pakënaqurit në Shqipëri.

Por kjo gjendje shndërron në letër të pavlerë të gjithë aksionin e demokratëve nga shtatori gjer sot që bënë një mrekulli absolutisht të vërtetë për Shqipërinë dhe Evropën. Ngritën në këmbë forcën e tyre politike si forcë të vërtetë opozitare, kundrejt presioneve terrorit, trysnive, të shumëllojta të jashtëzakonshme. Ata presin udhëheqjen tani. Ata presin tani një drejtim nga ne. Revolta, pakënaqësia ndaj këtij regjimi zgjedh dhe vlon jo vetëm në zëmrat e demokrateve, por ju garantoj dhe në një përqindje të madhe të qytetarëve pa parti por edhe ë të partisë Socialiste”-tha Berisha.