Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga shpërthimi në Sauk, 27-vjeçari humb jetën në spital, i proceduar për tentativë për vrasje


Të tjera detaje janë zbardhur për ngjarjen e ndodhur pasditen e sotme në Sauk, ku makina e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj u hodh në erë me tritol në ecje e sipër.

Sadikaj, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra është nga qyteti i Beratit.

27-vjeçari ka qenë më parë i proceduar për tentativë vrasje.

Gjithashtu mësohet se automjeti me të cilin viktima udhëtonte, është i regjistruar në një tjetër emër.

Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:

Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“-njofton policia.