Një 67-vjecar është gjetur i pajetë në Fier. Personi i identifikuar si Petraq Gjika është gjetur pranë serave në fshatin Mbrostar Ura ku punonte si roje ndërsa dyshohet se është goditur me thikë sipas policisë.
Ngjarja e rëndë është zbuluar rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm nga banorët e zonës. Objekti i cili ruhej nga viktima ka qenë i pajisur me kamera.
Viktima është goditur disa herë me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Njoftimi
“Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.”