Vendosni fjalën kyçe....

Mbeti në cekëtinë, shpëtohen 6 persona në anijen turistike të nisur nga Italia


Një anije turistike e cila lundronte nga Italia drejt Shqipërisë u bllokua në cekëtinë dhe ka kërkuar ndihmë për daljen e saj në breg.

Autoritetet shqiptare i kanë ardhur në ndihmë anijes me 6 persona në bord.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, autoritet tona detare kanë marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro(Itali) drejt vendit tonë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojës Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues. Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave tona civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 anëtaret e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ambulanca e APD-së ishte në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme shëndetësore”-njofton APD.