Mauricio Pochettino nuk pritet që të jetë më trajner te Paris Saint-Germaini.
Ish-trajneri i Tottenhamit me kampionët e Francës ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2023, por ai pritet që të largohet tani.
“RMC Sport” ka raportuar këtë të shtunë se klubi e ka informuar argjentinasin se ai nuk do të jetë më trajner.
Vendimi i krerëve të klubit francez lidhet me dështimet në Ligën e Kampionëve edhe me Pochettinon si trajner.
Paris Saint-Germaini thuhet se e dëshiron Zinedine Zidane në pozitën e trajnerit, por ende nuk ka asgjë zyrtare rreth kësaj.