Një person është qëlluar me thikë në Laç.
Ngjarja ka ndodhur në Kishën e Laçit ku i lënduar ka mbetur 52-vjeçari Arben Margjini, shkruan BW.
Shkaqet e dinamika e ngjarjes nuk dihen ende.
I lënduari është dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa gjendja e tij nuk dihet ende.